12:30 / E Hënë, 08 Mars 2021 / OSH

Sindikata e Lotarisë i jep afat MF-së deri në fund të javës për ekzekutimin e pagave

Sindikata e Lotarisë e Kosovës i ka dhënë afat Ministrisë së Financave për ekzekutimin e pagave deri  në fund të javës.

Këtë e ka bërë të ditur, anëtarja e Sindikatës…, Shpresa Gosalci, pas takimit që kanë zhvilluar me zyrtarë të ministrisë.

Sipas saj, nëse deri në fund të javës nuk ekzekutohen pagat, që ajo thotë se nuk i kanë marrë prej një viti, do të vazhdojnë me protesta të tjera.

“Protesta përfundon për sot, pas takimit të zhvilluar me ministrin e Financave dhe u kemi dhënë afat deri në fund të javës për realizimin e kërkesave tona”, tha Gosalci.