75 Mall Live Search
10:48 / E Hënë, 10 Tetor 2022 / k.v

Sindikata e Policisë i kërkon takim Hekuran Muratit/ Njoftimin e fundit të Thesarit e konsiderojnë të kundërligjshëm

Sindikata e Policisë së Kosovës, me datë 15.09.2022, nga Thesari i Kosovës ka pranuar njoftimin për procesin e dixhitalizimit të deklarimit të anëtarësisë sindikale përmes platformës e-Kosova.

Lidhur me ketë njoftim, Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri me datë 21.09.2022 i ka dërguar një kërkesë Ministrit, Hekuran Murati që të realizohet një takim me qëllim të sqarimit rreth këtij njoftimi i cili nga Sindikata është vlerësuar i kundërligjshëm.

Në vijim gjeni shkresën zyrtare.