16:28 / E Mërkurë, 16 Shtator 2020 / indeksADMonline

Sindikata e Policisë merr zotim nga Hoti, Veliu dhe Qalaj për plotësimin e kërkesave të bëra ditë më parë

Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë së Kosovës ka mbajtur sot një takim për të vlerësuar përmbushjen e kërkesave të cilat janë drejtuar kohë më parë në Qeverinë e Kosovës.

Nga Sindikata e PK-së u tha se marrë parasysh  takimin e mbajtur sot me kryeministrin, Avdullah Hoti, ministrin e MPB-së, Agim Veliu dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Rashit Qala morën zotimin për realizimin e kërkesave të lajmëruara ditë më parë nga Sindikata e Policisë së Ksoovës, shkruan Indeksonline.

“Bazuar në këtë Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë së Kosovës merr vendim që brenda këtij muaji ti mbaj takimet e radhës , ku do të diskutohet për realizimin e zotimeve të premtuara nga ana e Qeverisë të Republikës së Kosovës se deri ku janë arritur”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu u theksua se duke pasur parasysh vullnetin dhe premtimin ne përmbushjen e kerkesave nga ana e Qeverisë së Kosovës, si dhe duke vlerësuar situatën aktuale pandemike në të cilën gjendemi, Këshilli Drejtues i Sindikatës së PK-së, ruan të drejtën për protestë, pas vlerësimit të situatës në realizmin e kërkesave./Indeksonline/