Sindikata e Policisë së Kosovës vizitoi policin e sulmuar në Veri

Sindikata e Policisë së Kosovës vizitoi zyrtarin policor të sulmuar mbrëmë përderisa ku si pasojë e incidentit, një pjesëtar i Policisë së Kosovës është lënduar dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në veturën e Policisë. Njësitet policore kanë qenë në detyra të rregullta, në patrullim, janë sulmuar nga persona të armatosur me armë të gjata në Mitrovicën e Veriut.
Sindikata e Policisë së Kosovës pas vizitës që bëri tek zyrtari policor për së afërmi kuptoi gjendjen e tij shëndetësore, i cili pasi kishe marrë lëndime gjatë detyrës zyrtare, ishte i pranuar në Qendrën Emergjente, pasi kishte marrë trajtimin e nevojshëm në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës. Ekipi i Klinikës Emergjente bashkë me mjekët konsultantë nga klinikat përkatëse kanë kryer të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe është futur polici në sallën e operacionit nga mjekët e QKUK-së, pas intervenimit , sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetë.
Sindikata e Policisë i ofroj policit mbështetje dhe po ashtu i siguroj se do të kenë përkrahjen e Sindikatës në çdo moment dhe në çdo rrethanë.
Sindikata e Policisë së Kosovës dënon ashpër çdo sulm ndaj zyrtarit policor dhe çdo sulm ndaj Policisë e konsideron si sulm ndaj shtetit.