75 Mall Live Search
23:18 / E Premte, 04 Shtator 2020 / indeksADMonline

Sindikata e Punëtoreve e RTK-së reagon pas kërcënimit të sotëm

Sindikata e Punëtoreve e RTK-së ka reaguar pas kërcënimeve që i janë bërë mediumit të tyre.

Reagimi i plotë:

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së ka marrë me shqetësim kërcënimin nga një person anonim rreth orës 19:00, i cili ka kërcënuar punonjësit e RTK-së, duke paralajmëruar sulme ndaj objekteve të RTK-së.

I njëjti person, përveç kërcënimeve, ka tentuar edhe të mësojë RTK-në se si të raportohet. Këto kërcënime Sindikata i dënon ashpër dhe kërkon nga organet e rendit që t’i adresojnë me urgjencë, ndërsa kërcënuesit të sillen para drejtësisë dhe të dënohen me burg.

Ua bëjmë me dije të gjithë atyre që kërcënojnë se Mediumi Publik nuk raporton në bazë të diktateve apo grupacioneve politike apo atyre të interesit. RTK ka dëshmuar se është mediumi më profesional në Kosovë dhe respekton standardet profesionale gazetareske të raportimit. Asnjë kërcenim nuk do të mund ta ndalë punën profesionale të kolegëve tanë dhe nëse kërcënuesit e kanë këtë qëllim.

Interesi i RTK-së është ai i shtetit dhe i qytetarëve të Kosovës e jo i kërcënuesve.