75 Mall Live Search
10:33 / E Mërkurë, 19 Nëntor 2025 / MSH1

Sindikata e punëtorëve të RTK-së sërish u bën apel deputetëve të zhbllokojnë buxhetin

Sindikata e punëtorëve të RTK-së sërish u ka bërë thirrje deputetëve që të reflektojnë dhe të dakordohen për themelimin e Komisionit për Buxhet dhe Transfere, në mënyrë që të zhbllokohet buxheti i RTK-së.

 “RTK është institucioni i vetëm publik i informimit në vend, dhe aktualisht po përballet me rrezikun real të ndërprerjes së funksionimit për shkak të mungesës së buxhetit. Qindra familje të punëtorëve të RTK-së tashmë po përballen me pasiguri të rëndë ekonomike, ndërsa çdo vonesë e mëtejme e thellon krizën” thuhet në reagimin e Sindikatës.

Sindikata ka bërë me dije se mosmiratimi i Komisionit për Buxhet është bllokadë që godet drejtpërdrejt punëtorët e RTK-së.

 “SPERTK edhe një herë apelon fuqishëm: Votoni sot themelimin e Komisionit dhe zhbllokoni buxhetin e RTK-së. Kjo është detyrë institucionale dhe përgjegjësi ndaj punëtorëve dhe qytetarëve që RTK i shërben çdo ditë” thuhet në deklarim.

Ky është deklarimi i plotë:

Thirrje urgjente partive politike në Kuvendin e Kosovës

Para seancës së sotme, Sindikata e Punëtorëve të RTK-së kërkon nga të gjitha partitë politike që të dakordohen menjëherë dhe të votojnë themelimin e Komisionit për Buxhet dhe Transfere, në mënyrë që të zhbllokohet buxheti i Radio Televizionit të Kosovës.

RTK është institucioni i vetëm publik i informimit në vend, dhe aktualisht po përballet me rrezikun real të ndërprerjes së funksionimit për shkak të mungesës së buxhetit. Qindra familje të punëtorëve të RTK-së tashmë po përballen me pasiguri të rëndë ekonomike, ndërsa çdo vonesë e mëtejme e thellon krizën.

Mosmiratimi i Komisionit për Buxhet nuk është thjesht procedural –

është bllokadë që godet drejtëpërdrejt punëtorët e RTK-së dhe vetë transmetuesin publik.

SPERTK edhe një herë apelon fuqishëm:

Votoni sot themelimin e Komisionit dhe zhbllokoni buxhetin e RTK-së.

Kjo është detyrë institucionale dhe përgjegjësi ndaj punëtorëve dhe qytetarëve që RTK i shërben çdo ditë.