15:43 / E Shtunë, 02 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së zgjedh kryetarin dhe anëtarët e saj të ri

Sindikata e Punëtorëve të Radio Televizionit të Kosovës, kanë mbajtur sot kuvendin e IV zgjedhor, kështu duke zgjedhur anëtarët e rinj të kryesisë dhe kryetarin e Sindikatës.

Kryetar i SPERTK-së për dy vite të ardhshme është rizgjedhur Gëzim Bimbashi, redaktor i lajmeve në RTK. Po ashtu janë zgjedhur edhe anëtarët e kryesisë dhe kryetari i kuvendit të SPERTK-së

SPERTK ka rizgjedhur për anëtarë këta kandidatë:

Gëzim Bimbashi – Kryetar i SPERTK-së

  1. Blerim Ruhani – Anëtar i Kryesisë dhe arkëtar
  2. Fejsal Shasivari – Anëtar i Kryesisë
  3. Sllavisha Jovanoviq – Anëtar i Kryesisë
  4. Daut Qylangjiu – Anëtar i Kryesisë
  5. Shpëtim Berisha – Anëtar i Kryesisë
  6. Fetah Fereati – Anëtar i Kryesisë
  7. Elez Hajzeri – Anëtar i Kryesisë
  8. Sellma Hadzimushoviq – Anëtare e Kryesisë
  9. Ermira Murati – Anëtare e Kryesisë
  10. Fitim Selmani – Anëtar i Kryesisë
  11. Driton Mjeku – Kryetar i Kuvendit të SPERTK-së

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së përmes njoftimit për media falënderon të gjithë anëtarësinë e saj për pjesëmarrje dhe për një proces zgjedhor fer dhe transparent.

“Të nderuar kolegë, ju rikujtojmë se SPERTK qëndron fuqishëm në kërkesën e saj për ngritje të koeficientit bazë nga 1.95 në 2.20. SPERTK do të angazhohet në vazhdimësi për të drejtat e kolegëve tanë në çdo kohë dhe në mbrojtje të institucionit tonë Radio Televizionit të Kosovës. SPERTK shpreh shqetësimin e saj se, pavarësisht përpjekjeve dhe thirrjeve për miratimin e ligjit për RTK-në, themeluesi i RTK-së Kuvendi i Kosovës, tash e 17 vjet nuk ka arritur të gjejë një zgjidhje për mediumin e vetëm publik – RTK-në”, thuhet në njoftimin e dërguar për media.