Sindikata e Re e KEK-ut proteston para zyrave të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në Prishtinë
Sindikata e Re e KEK-ut po proteston para zyrave të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) në Prishtinë.
Kërkesa kryesore të protestës janë: “Rritja e pagave për punëtorët e KEK-ut, në përputhje me tregun e punës, nivelin e inflacionit dhe kushtet e rrezikshme të punës. Nivelizimi i pagave të punëtorëve të sigurimit fizik, duke i barazuar me punëtorët tjerë të KEK-ut, me efekt nga 01.01.2026. Zbatimi i pagës së 13-të për punëtorët e KEK-ut, ashtu siç është premtuar për sektorin publik”.
Nga Sindiakta kanë bërë të ditur se protesta do të jetë paqësore, dhe synon të dërgojë një mesazh të qartë për bashkëpunim dhe respekt të ndërsjellë, e jo konfrontim./Indeksonline/

