75 Mall Live Search
08:31 / E Premte, 12 Dhjetor 2025 / Z S

Sindikata e Re e KEK-ut proteston sot

Sindikata e Re e KEK-ut ka njoftuar se sot me fillim nga ora 11:00 do të organizojë protestë paqësore.

Protesta do të mbahet para zyrave të Korporatës Energjetike të Kosovës në Prishtinë, me qëllim adresimin e kërkesave të kahershme të punëtorëve të sektorit energjetik.

Përmes një komunikate për media, thuhet se kërkesa kryesore të protestës janë: “Rritja e pagave për punëtorët e KEK-ut, në përputhje me tregun e punës, nivelin e inflacionit dhe kushtet e rrezikshme të punës. Nivelizimi i pagave të punëtorëve të sigurimit fizik, duke i barazuar me punëtorët tjerë të KEK-ut, me efekt nga 01.01.2026. Zbatimi i pagës së 13-të për punëtorët e KEK-ut, ashtu siç është premtuar për sektorin publik”.

Sindikata e Re e KEK-ut ndër të tjera thekson se protesta do të jetë paqësore, dhe synon të dërgojë një mesazh të qartë për bashkëpunim dhe respekt të ndërsjellë, e jo konfrontim./Indeksonline/