Sindikata e UP-së kërkon të merren parasysh kërkesat e tyre në ligjin për pagat
Sindikata e Universitetit të Prishtinës “ Hasan Prishtina” ka mbajtur një takim informues me anëtaret e vet të cilët gjendën në grevë qe nga data 14 janar.
Sindikata e Universitetit të Prishtinës si pjesë e organizimit sindikal, ka ftuar Kryesinë e SBASHK-ut lidhur me realizimin e kërkesave, mirëpo, në takim nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e SBASHK-ut.
Sindikata e UP-së u ka bërë thirrje të gjithë mekanizmave vendimmarrës në që ligjin për paga të marrë parasysh kërkesat e tyre.
“Si Sindikatë e Universitetit te Prishtinës, ju bëjmë thirrje të gjithë mekanizmave vendimmarrës qe Ligji i Pagave që pritet të dalë në Kuvend me 31/01/2019 ti merr me seriozitet shqetësimet e dy kategorive të te punësuarve ne Universitetin e Prishtinës, stafit akademik dhe administrativ për rritje të koeficientit për 30%. Gjithashtu i bëjmë thirrje të gjitha institucione duke filluar nga Menaxhmenti i lartë i UP-së, Ministria e Administratës Publike, dhe Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, qe para se ky ligj te kaloj në kuvend për miratim, të qartësohet pozicioni i zyrtarëve të Administratës së Universitetit te Prishtinës, në kategorizimin e koeficienteve brenda këtij ligji”, thuhet në komunikatë.
Derisa, theksojnë se do ta vazhdojnë grevën deri në realizimin e kërkesave të tyre./Indeksonline/
