75 Mall Live Search
14:39 / E Hënë, 16 Dhjetor 2024 / Z S

Sindikata i viziton në spital policët që u vetaksidentuan në Zveçan – sigurimi i plotë shëndetësor i domosdoshëm

Përfaqësues të Sindikatës së Policisë së Kosovës kanë vizituar policët e lënduar në vetaksidentin në Zveçan.

Në njoftim thuhet se Sindikata shpreh solidaritetin e saj të plotë për zyrtarët policorë të lënduar.

“Sot, nënkryetari i sindikatës, z. Avdi Hoti, së bashku me z. Besim Krasniqi, kryetar i Shtabit të Përgjithshëm në DPP, vizituan policët e lënduar, duke shprehur kujdesin dhe përkushtimin e sindikatës për shëndetin dhe mirëqenien e tyre.”

Sindikata u ka uruar të lënduarve shërim të shpejtë dhe i ka inkurajuar ata që të vazhdojnë me forcë dhe guxim në mbrojtje të ligjit, sigurisë dhe rendit kushtetues dhe sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Ata theksojnë domosdoshmërinë e sigurimit të plotë shëndetësor për policët.