Sindikata e Doganës së Kosovës ngushëllon familjen Thaçi për vdekjen e Enisit
Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen Thaçi, pas ndarjes nga jeta të kolegut të tyre, Enis Thaçi, i cili ndërroi jetë në moshën 51-vjeçare.
Përmes një telegrami ngushëllimi, Sindikata ka shprehur dhimbjen dhe pikëllimin e thellë për humbjen e kolegut të nderuar, duke e vlerësuar Enis Thaçin si një punonjës të përkushtuar dhe një njeri të respektuar nga kolegët dhe miqtë e tij.
“Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Thaçi, kolegëve, miqve dhe të gjithë atyre që e njohën dhe e vlerësuan Enisin”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.
Ndryshe ngjarje e rëndë është regjistruar dje në Prizren, ku një person është gjetur pa shenja jete brenda banesës së tij.
Rreth orës 11:30 të 4 shkurtit 2026, policia ka pranuar informatën se në rrugën “Alush Kryeziu” ndodhej një person mashkull pa shenja jete. Lajmi fillimisht është konfirmuar nga njësiti i emergjencës, i cili kishte dalë në vendin e ngjarjes.

