17:30 / E Martë, 18 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Sindikatës së INKOS i premtohet trajtimi i problemit të tyre në Kuvendin e Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka bërë të ditur se në Kuvendin e Kosovës do të trajtohet problemi i tyre, shkruan IndeksOnline.

Ai këtë premtim e bëri sot gjatë një takimi me sindikatën e punëtorëve të Institutit “Inkos”, dikur njësi organizative e KEK’ut.

Ai tha se stafi i kësaj sindikate ka profesionistë të shumtë dhe Kosova ka qeverisje me shumicë të duhur për t’i ndihmuar ata.

Postimi i plotë:

Me kërkesën e tyre dhe në kuadër të rolit tim përfaqësues të qytetarëve, sot kam takuar sindikatën e punëtorëve të Institutit “Inkos”, dikur njësi organizative e KEK’ut, ndërsa sot, e transformuar në Shoqëri Aksionare, pas vendimit të Bordit të Drejtorëve të KEK’ut, të vitit 2005 për përjashtimin nga struktura organizative e Koorporates, të disa shërbimeve profesionale – njësive organizative që në atë kohë janë nxjerrë jashtë.

Ekzistojnë dilema nëse ky restrikcion është bërë me analiza e vlerësime profesionale.

Me punonjësit e “Inkos”, diskutuam rreth trashegimisë e punëve të shumta që ka kryer ky institut për KEK’un, e të cilat shërbime, sot i kryen me shumë vështirësi burokratike e me kosto më të madhe se sa kur ishin pjesë e KEK’ut.

Stafi i tyre numëron profesionistë të shumtë e me përvojë.

Pa prejudikuar asgjë, u premtova se do të angazhohem dhe do të transmetojë  problemin e tyre në kuvendin e Kosovës, Ministrisë së zhvillimit Ekonomik, si dhe do të kërkojmë nga KEK’u kryerjen e  një analizë cost – benefit (kosto dhe përfitimi) për kompaninë e cila më pas do të vlerësojë qartë situatën dhe do të ndihmonte vendimmarrjen për adresimin e kësaj çështjeje.

Ne jemi të bindur që në rastet si ky, vendimet të merren mbi bazën e standardeve të mirëqeverisjes dhe jo mbi analiza e matematika korruptive me para apo me vota.

Kosova ka qeverisje e mazhorancë të duhur për të çuar përpara zhvillimin dhe përparimin e Kosovës tonë.