Sindroma e Tunelit Karpal
Sindroma e Tunelit Karpal është pak e shpeshëe dhe prek në përgjithësi 1% të popullsisë. Shfaqet kryesisht në moshë madhore, pas moshës 40 vjeçe. Femrat janë ato që preken me shpesh, rreth 2 herë më shpesh se meshkujt.
Tuneli Karpal është një hapsirë osteofibroze rigide që fizioligjikisht sillet si një kompartiment i mbyllur. Sindroma e Tunelit Karpal shfaqet si pasojë e shtypjes së nervit median i cili kalon përmes kyçit të dorës dhe shoqërohet me dhembje dhe parestezi përgjat shtrirjes së tij drejt pëllëmbës së dorës, gishtit të madh, gishtit tregues dhe gishtit të tretë. Shenjat më të shpeshta janë: dhembja dhe bllokimet përgjatë natës.
Simptomat
Dhembja është shenja kryesore sidomos gjatë natës. Humbja e ndjeshmërisë së tre gishtave të parë të dorës si dhe mungesa e forcës në to janë gjithashtu të shpeshta.
Diagnostikimi
Bazohet në evidentimin e shenjave të larpëmendura por e rëndësishme është që të kryhet një radiografi dhe nje elektromiografi e cila shërben për studimin e përcjellshmërisë së nervit.
Terapia
Terapia konservative parashikon përdorimin e ilaceve anti-infiamatore si dhe fizioterapi.
Kirurgjia shpesh është e vetmja rrugë për zhdukjen e simptomave. Mund të kryhet edhe me artroskopi ose me kirurgjinë e hapur dhe konsiston në lirimin e nervit median nga faktorët të cilët shkaktojnë presion mbi të duke larguar në këtë mënyrë të gjitha simptomat.