08:32 / E Premte, 28 Korrik 2023 / mp

Singapori ekzekuton një grua për herë të parë në 20 vjet

Singapori ekzekutoi të premten një grua për herë të parë në pothuajse 20 vjet.

Shtetasja e Singaporit, Saridewi Djamani, 45 vjeçare, u shpall fajtore për trafikimin e 30 gramë heroinë në vitin 2018.

Ajo është e dënuara e dytë për drogë që ekzekutohet këtë javë, pas shokut të tij nga Singapori Mohd Aziz bin Hussain, dhe e 15-ta që nga marsi 2022.

Singapori ka disa nga ligjet më të ashpra kundër drogës në botë, për të cilat thotë se janë të nevojshme për të mbrojtur shoqërinë, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Ligji i Singaporit specifikon se dënimi me vdekje do të vendoset për këdo që kapet duke trafikuar më shumë se 500 g kanabis ose 15 g heroinë.

Byroja Qendrore e Narkotikëve të Singaporit (CNB) tha në një deklaratë se Saridewi, e cila u dënua me vdekje më 6 korrik 2018, iu akordua “procesi i plotë i rregullt” sipas ligjit.

Gjykata më e lartë e qytetit e kishte hedhur poshtë ankesën kundër dënimit të saj më 6 tetor të vitit të kaluar. Një peticion për falje presidenciale ishte gjithashtu i pasuksesshëm, thanë autoritetet.

Ekzekutimi i saj vjen vetëm dy ditë pasi Aziz u var të mërkurën, pas dënimit të tij për trafikim të 50 g heroinë në vitin 2017.