75 Mall Live Search
23:10 / E Mërkurë, 03 Maj 2023 / AR

Single apo në lidhje? Bardhi zbulon statusin

Këngëtari Bardhi është një nga më të pëlqyerit e momentit. Këngëtarin jo pak herë e kemi parë në kryefjalën e titujve rozë duke u përfolur për romanca me emra të njohur të estradës.

Ai është munduar ta mbajë hermetike jetën private megjithatë syrit të mprehtë të ndjekësve jo gjithmonë iu ka shpëtuar.

Në daljen e tij të fundit për AfterParty këngëtari ka shuar kuriozitetin për të gjithë ndjekësit që duan të dinë nëse është në një lidhje.

Ai u shpreh se është single, duke ia lënë rrugën e hapur vajzave për njohje të reja.