75 Mall Live Search
22:57 / E Enjte, 17 Tetor 2024 / Gj. Sh

Sinner ”ilaq” për Djokovicin

Jannik Sinner ka shënuar një tjetër fitore ndaj Novak Djokovic.

Tenisti italian kësaj radhe triumfoi në gjysëmfinalen e ”Six Kings Slam” në Riad të Arabisë, me rezultat 2-1 në sete (6-2, 6-7 dhe 6-4), shkruan IndeksOnline.

Ditë më parë, Sinner e mposhti Djokovicin edhe në finalen e Shanghai ATP.

Italiani ka fituar katër ndeshjet e fundit ndaj tenistit serb./IndeksOnline/