Sion dëshiron Valon Behramin, presidenti intervenon te gruaja kosovarit për ta bindur
Skuadra zvicerane dëshiron të transferoj Valon Behramin gjatë këtij afati kalimtar.
Mesfushori shqiptar me pasaportë zvicrane është i kënaqur te Udinese mirëpo gruaja e tij mund të ndikoj të transferohet në Zvicër, shkruan Indeksonline.
Skijatorja Lara Gut-Behrami, gruaja e Valonit ishte lënduar në vitin 2017 në Kampionatin Botëror në St. Moritz. Ajo deri te spitali udhëtoi me aeroplanin privat të presidentit të Sionit, Christian Constantin.

Blick.ch njofton se ky favor që i bëri atëherë mund ta bind Behramin që të bashkohet me Sionin dhe presidenti po e përdor këtë mundësi.
Gjithashtu ai është i gatshëm të lë villen e tij për çiftin derisa Valoni të luaj te skuadra e Sionit.
Tashmë pritet që fillimisht një marrëveshje mes lojtarit dhe skuadrës dhe pastaj negociatat e vështira me Sampdorian. /IndeksOnline/
