07:38 / E Enjte, 02 Nëntor 2023 / AR

Sipas Bucit, kjo është banorja që do të dalë të premten mbrëma

Banori i Big Brother VIP Kosova, Buci është shprehur më se i bindur lidhur me konkurrenten që do të eliminohet të premten mbrëma.

Sipas Bucit, banorja që do ta lëshojë shtëpinë e “Vëllait të Madh” të premten është, Ledi.

“Jam më se i sigurtë që ti Ledi do të dalësh në ‘Prime’ të ardhshëm, s’ka asnjë dyshim. Edhe ti vet e din këtë gjë”, i ka thënë Buci, Ledit.

Por, çfarë tha Vesa në lidhje me këtë? E kuptoni përmes videos në linkun e mëposhtëm.