75 Mall Live Search
14:35 / E Hënë, 13 Nëntor 2023 / AR

Sipas Bucit, kjo është vajza shqiptare më seksi

Ylli Dervishi i njohur edhe si Buci është pjesë e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova.

Ai është në garë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh, teksa ai njihet edhe si fitues i një spektakli të ngjashëm vite më parë.

Në një bisedë me banorët e shtëpisë, teksa po flisnin për vajzat më seksi në ekranin shqiptar, ai ka zbuluar emrin që sipas tij ia vlen të përmendet me plot gojë.

Sipas tij, Luana Vjollca është femra më seksi shqiptare dhe sigurisht që kjo gjë nuk është për t’u çuditur.

Me format trupore për tu pasur zili, stilin që e karakterizon dhe feminilitetin e saj, padiskutim ajo mban kurorën.