15:31 / E Hënë, 11 Prill 2022 / B O

Sipas gazetarit polak, Lewandowski ka nënshkruar me Barcelonën!

Gazetari polak, Sebastian Staszewski ka thënë se Robert Lewandowski ka arritur marrvëeshje me Barcelonën.

Madje sipas tij është vënë nënshkrimi për kontratë 3 vjeçar të yllit polak me skuadrën katalonase.

“Është e vërtetë. Robert Lewandowski i ka dhënë fjalën Barcelonës. Mësova se është arritur një marrëveshje, do të lidhej një kontratë shumëmilionëshe për tri vjet. Kishte edhe tre oferta specifike: PSG, ManCity dhe Liverpool”, ka shkruar gazetari polak në llogarinë e tij në Twitter.