14:10 / E Diele, 23 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Sipas këtij studimi fansat e Man Utd kanë më shumë oferta për takime se sa ata të Chelsea dhe të Arsenalit

Sipas një eksperimenti të ri që është bërë tifozët e Man Utd kanë më shumë kërkesa për takime në aplikacionin Tinder.

Në këtë eksperiment janë krijuar profile të njëjta mirëpo vetëm me klubin e zemrës të ndryshëm e ku pastaj janë shikuar ofertat që marrin, shkruan DailyStar, transmeton IndeksOnline.

E nga ky eksperiment doli që ata që në profilin e tyre tregonin se janë fansa të Manchester United kishin më shumë kërkesa për takime kurse pas tyre rënditeshin fansat e Liverpoolit, Arsenalit.

Nga rezultatet e këtij eksperimenti u konfirmua që ekipi i zemrës mund të ju ndihmojë apo të zvogëlojë shanset që të lini një takim me dikë.

Po ashtu sidomos meshkujt i zgjedhnin femrat sipas klubit të preferuar që kishin./Indeksonline/.