17:45 / E Enjte, 08 Gusht 2019 / indeksADMonline

Sipas obduksionit, grabitësi në Shtime vdiq prej plagëve të shkaktuara nga shkopinjtë

Grabitësi që kishte hyrë për të vjedhur në një shtëpi në Shtime dje, u vra nga dy vllezër.

Drejtori i Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka konfirmuar për “Indeksonline” se obduksioni ka përfunduar.

Ai tha se “Për detaje të tjera është Prokuroria, ne nuk mundemi të japim informata të tjera”.

“Është vërtetuar se plagët e shkaktuara nga goditjet me shkopinj ia kanë marrë jetën dje burrit që kishte hyrë për të grabitur në Shtime”, thonë burime e Klanit.

Dy vllezërit të cilët janë përleshur me grabitësit janë arrestuar për shkak që njëri nga grabitësit ka mbetur i vdekur./Indeksonline/.