75 Mall Live Search
19:03 / E Diele, 05 Shtator 2021 / AR

Sipas pamjeve të sotme, s’ka virus në Prevallë!

Shumë qytetarë kanë dalë ditën e sotme për të shijuar natyrën në Prevallë.

Përkundër shifrave të larta të viktimave dhe të infektuarve me Covid-19, në këtë vend turistik sot pati qytetarë të shumtë.

Në disa pamje të siguruara nga Indeksonline shihet grumbulli i njerëzve. Kjo padyshim që është papërgjegjësi e madhe ku po rrezikohet shëndeti i të gjithëve.

Ndryshe, në Kosovë janë në fuqi masat kundër Covid-19, të cilat ditëve në vazhdim edhe mund të bëhen më rigoroze./Indeksonline/