75 Mall Live Search
10:39 / E Martë, 04 Nëntor 2025 / AR

Sipas “People”, ky është burri më seksi në botë

Si cdo vit, kemi “burrin më seksi në botë”!

Revista “People”, duke ndjekur një traditë të gjatë, ka zgjedhur “Burrin më seksi” të këtij viti: është Jonathan Bailey, të paktën sipas revistës. Emri i tij u zbulua të hënën në mbrëmje, më 3 nëntor, në emisionin televiziv “The Tonight Show with Jimmy Fallon”.

Karriera e aktorit 37-vjeçar britanik mori hov me rolin e tij në serialin televiziv ”Bridgerton” dhe vazhdoi të luante në filma të mëdhenj si “Jurassic World Rebirth”, “Wicked” dhe ne filmin “Wicked: For Good”. Një anëtar i hapur i komunitetit LGBTQI, ai ka gjithashtu role në serialet televizive me romancë gej “Fellow Travelers” dhe “Heartstopper”.

Si e komentoi Bailey çmimin e tij?

“Është një nder i madh. Natyrisht, jam jashtëzakonisht i kënaqur. Dhe është plotësisht absurde. Mezi pres që disa miq dhe familjarë ta mësojnë”.

Titulli më parë mbahej nga John Krasinski. Në të kaluarën, ai u është dhënë edhe aktoreve te njohur te Hollywood, si Chris Evans, John Legend, Michael B. Jordan, Paul Rudd, Ryan Reynolds, Chris Hemsworth, Bradley Cooper, Dwayne Johnson, Idris Elba, Adam Levine, Richard Gere, Channing Tatum dhe David Beckham.

Si ju duket ky çmim? Mendoni se e meritojne aktore të tjerë, apo Jonathan, i shkon më përshtat këtë vit?