19:49 / E Mërkurë, 05 Gusht 2020 / indeksADMonline

Sipas PIPS, këto janë vendet që ndihmuan më së shumti Kosovën në përballjen e pandemisë COVID-19

Instituti i Prishtinës për Studime Politike, PIPS, ka publikuar së fundi një listë të vendeve të cilat kanë ofruar ndihmën më të madhe për Kosovën gjatë periudhës së pandemisë.

Përderisa Kosova si shumë shtete të tjera të botës u kaplua nga kriza, si pasojë e pandemisë COVID-19, shumë vende u shprehën të gatshme për të ndihmuar.

Teksa kriza ekonomike pritet të jetë mjaftë me ndikim të lartë, në listën e vendeve që ndihmuan më shumë Kosovën gjatë pandemisë prin Bashkimi Evropian, transmeton Indeksonline.

BE si njësi dha 68 milionë euro, duke qenë vendi që ndihmoi më së shumti Kosovën me të holla. SHBA ka dhuruar 1.1 milionë, Japonia me 718 mijë dollarë, Zvicra me 500 mijë franga ndërsa Norvegjia e Austria me 450 mijë euro dhe 250 mijë euro respektivisht.

Edhe shumë shtete ndihmuan shtetin e Kosovës me pajisjes elementare të nevojshme për luftimin e  COVID-19.

Katari dhuroi 6 mijë e 500 teste dhe respiratorë. Jordani ka dhuruar 24 tonë ndihma mjekësore. Turqia pajisje mbrojtëse dhe 1000 sete për testim.

Ndërkohë, Kosova i ka dhuruar 500 mijë euro në Luginën e Preshevës për luftimin e COVID-19./Indeksonline/