75 Mall Live Search
22:48 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

Sipas raporteve të fundit, presidenti dhe drejtori sportiv i Leicester City kanë vdekur

Para pak minutash është rrëzuar helikopteri i pronarit të klubit futbollistik Leicester City.

Helikopteri doli nga fusha pas përfundimit të ndeshjës Leicester – West Ham, mirëpo fatkeqësisht helikopteri humbi kontrollin brenda pak sekondave dhe u rrëzua në parkingun e makinave afër stadiumit.

Raportet e fundit (jo zyrtare) nga Anglia thone se pronari dhe drejtori sportiv i Leicester City, poashtu edhe piloti janë shpallur të vdekur, pasi kishin djegje të shkallës së tretë dhe dëmtim të shpinës. Ne keto momoente, familjet e të ndjerit po thirren dhe bëhen të vetëdijshëm për humbjen e të dashurve të tyre. Një ditë e trishtuar për futbollin. /IndeksOnline/