09:22 / E Mërkurë, 27 Mars 2019 / indeksADMonline

Sipas shkencës, burra me mjekër i tërheqin më shumë femrat

Herët ose vonë, shumica e grave fillojnë të vlerësojnë një mjekër. Thjesht mendoni për Chris Hemsëorth dhe Jake Gyllenhaal. Në fakt, duket se i pëlqejmë aq shumë, sa që kemi arritur në pikën ku ne pa vetëdije ata që janë me mjekër i duam për të dashur.

Sipas një studimi të bërë nga Dr.Dixston, një psikolog në Universitetin e Queensland, Australi, më shumë se 8,500 gra iu kërkua të vlerësonin fotografitë e njerëzve sipas asaj se sa tërheqëse ishin dhe nëse ato mendonin për ta më shumë për një afat të shkurtër apo për një marrëdhënie afatgjatë.

Rezultati? Shumica dërrmuese e  grave vlerësuan burrat me mjekër  janë më tërheqës dhe i shohin për një marrëdhënie më afatgjate, ndërsa burrat pa mjekër u përzgjodhen për marrëdhënie afatshkurtra. 

Sipas këtij studimi, gratë tërheqin nga tiparet e larta të testosteronit. Me fjalë të tjera, këto janë shenja që u japin grave mesazhin, “Unë jam i pjekur, unë mund t’ju mbroj ty dhe familjes tonë”, shkruan Bright Side, transmeton Indeksonline.