07:46 / E Hënë, 29 Prill 2019 / indeksADMonline

Sipas shkencëtarëve, këto janë arsyet pse njerëzit tradhtojnë

Historitë rreth tradhtive janë vërtetë intime.

Mund t’ju ndodhë shumë njerëzve të zakonshëm, ose edhe personazheve të njohur, të tradhtohen nga gjysma e tyre më e mirë. Gjithmonë ka një pyetje rreth tradhtisë, “pse më ndodhi mua”. I kujt ishte faji? Ne në fakt i bëjmë këto pyetje edhe për historitë e të tjerëve, kur dëgjojmë se njëri nga partnerët ka tradhtuar. Gjithsesi, sot t’ju tregojmë arsyet që e shtyjnë një person drejt tradhtisë:

Mungesa e intimitetit emocional

Pamundësia për të biseduar me zemër me partnerin/partneren i shtyn njerëzit të mashtrojnë. Egziston një steoriotip që “fajëson” seksin për tradhtinë në çift. Mirëpo, këshilltari i martesave, Gary Neuman thotë se 47% e klientëve të tij meshkuj tradhtojnë sepse nuk kanë një intimitet emocional me partneren. Situata bëhet më e vështirë sepse burrat nuk pëlqejnë të tregojnë ndjenjat e tyre dhe gratë në këtë mënyrë nuk e kuptojnë se për çfarë ata kanë nevojë.

Ndikimi i eksperiencave dhe shoqërisë

Nëse një person ka vuajtur tradhtinë nga një marrëdhënie e mëparshme, ekziston një propabilitet i madh që ata të veprojnë njësoj edhe me partnerin e ri, shkruan revistaclass. Është interesante se si njerëzit që ju rrethojnë ndikojnë në tendencën tuaj ndaj tradhtisë. Në një anketim anonim, më shumë se 75% e meshkujve që kryenin tradhti treguan se edhe miqtë e tyre i tradhtonin gratë.

Marrëdhëniet intime të mërzitshme

Mungesa e emocioneve të reja në jetën seksuale është arsyeja pse 70% e meshkujve dhe 49% e grave vendosin të tradhtojnë. Duhet të theksohet se njerëzit që u përgjigjën më sipër thanë gjithashtu se marrëdhëniet e tyre ishin të lumtura në përgjithësi: pa ndonjë skandal të madh dhe çështje të tjera zhgënjyese.

Interesi i tepruar ndaj rrjeteve sociale

Në çiftet ku njëri nga partnerët i kushton shumë kohë rrjeteve sociale, rreziku i tradhtisë rritet. Për shkak se personat që përdorin rrjetet sociale bien për të fjetur vonë dhe partneri që nuk përdor rrjetet sociale fle herët, oraret e tyre nuk përputhen. Rrjetet sociale mund të shkaktojnë debate mes çifteve. Shtojmë këtu faktin se partnerët mund të flasin me persona të tjerë dhe komunikimi i tyre virtul kthehet në real. Kjo gjë krijon një mjedis të favorshëm për tradhti.

Puna dhe udhëtimet e biznesit

Sipas një prej sondazheve të tradhtisë, më shumë se 1/3 e njerëzve tradhtarë, janë biznesmen serioz, por që mashtrojnë gratë e tyre gjatë udhëtimeve të punës. Ndërsa 13% e grave kanë tradhtuar në një nga udhëtimet e punës. Mundësia e tradhtisë në punë rritet gjatë viteve 6-9 të martesës. Këto janë vitet më të brishta mbi të cilat duhet të punoni shumë.