18:57 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Sipas ‘Spotify’, kjo këngëtare shqiptare është dëgjuar mbi një miliard herë gjatë vitit 2019

Platforma muzikore ‘Spotify’ po bën llogaritjet e fundvitit për të listuar këngët dhe artistët më të dëgjuar të vitit.

Në listat që ka publikuar dje, sipas kësaj platforme artistët më të dëgjuar të dekadës janë Drake dhe Ed Sheeran, shkruan Indeksonline.

Ndërsa në mesin e këngëtareve femra më të dëgjuara të vitit 2019, shqiptarja Bebe Rexha u rendit e 15-ta.

Ndërsa sot ‘Spotify’ ka sjellur statistikat vjetore të dëgjueshmërisë, sipas tyre Bebe është dëgjuar 1.5 miliard herë gjatë këtij viti, ndërsa numri i personave që e kanë dëgjuar është 106.8 milionë në 79 shtete të ndryshme.

Këtij lajmi i është gëzuar Bebe e cila e ka ndarë me adhuruesit e saj në rrjetet sociale./Indeksonline/