Sipas statistikave, Liverpool me 99% gjasa për ta fituar titullin

Liverpooli nuk luajti fare sot dhe gjasat e tyre për ta fituar titullin u rritën me të madhe.
Manchester City dështoi për të fituar ndaj Crystal Palace, duke mbetur me 13 pikë mbrapa “Reds” dhe me dy ndeshje më shumë të zhvilluara.
Vetëm një kolaps me përmasa të mëdha do t’i parandalojë ata të bëhen kampionë të Anglisë.
Sipas statisticientëve në FiveThirtyEight , Liverpool tani ka 99% gjassa për të fituar titullin.

Ata kanë nevojë për 33 pikë për të qenë kampion, me 17 ndeshje të mbetura.
Në 17 ndeshjet e tyre të mëparshme, Liverpooli ka fituar 49 pikë./Indeksonline/