15:58 / E Shtunë, 16 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Sir Alex Ferguson rikthehet në krye të Manchester United

Menaxheri legjendar, Sir Alex Ferguson do të rikthehet edhe njëherë në krye të Manchester United por jo për të udhëhequr ekipin e parë.

Lojtarët e Manchester United që fituan ‘Ligën e Kampionëve’ në vitin 1999 do të luajn kundër finalistëve të atij viti, Bayern Munchen, transmeton Indeksonline.

Kjo do të bëhet për të shënuar 20 vjetorin e njërës nga finalet më dramatike të këtij kompeticioni.

Manchester United atë kohë kishin mposhtur Bayern Munchen me rezultat 2:1. Dy golat e ‘Djajëve të Kuq’ ishin shënuar në minutën e 90-të, duke përmbysur kështu rezultatin.

Në krye të Manchesterit, sikur para 20 viteve, përsëri do të jetë Sir Alex Ferguson.

Vlen të kujtojmë që në atë vit, Manchester United ishte bërë skuadra e parë angleze që kishte fituar tripleten./Indeksonline/