75 Mall Live Search
14:39 / E Hënë, 12 Janar 2026 / Z S

“Sirena” europiane për Mitaj, klubi tregon për ofertat për mbrojtësin e Kombëtares

Gjithçka duket se po qartësohet. Mario Mitaj duket gjithjë e më larg Arabisë Saudite, në një kthesë të papritur të ngjarjeve, ndërsa drejtuesit e klubit të tij tregojnë disa hollësi.

Sipas drejtorit sportiv të Al Itihadit, Ramon Planes, klube nga Spanja dhe Anglia kanë shfaqur interes për të, madje kanë bërë oferta.

Nuk jepen emra të klubeve që duan shërbimet e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, por nuk ka dyshim në vërtetësinë e fjalëve të drejtorit.

Mitaj ka tri ndeshje që nuk aktivizohet për ekipin, të parën për shkak pezullimi, dhe dy të tjerat si vendim i trajnerit Serzhio Konseisao dhe ndoshta edhe I drejtuesve.

Mediat saudite, edhe pse i kanë vlerëuar paraqitjet e shqiptarit, nuk kanë ngurruar të bëjnë kritika për ato që i quajnë disa gabime apo pakujdesi të tij, që kanë pasoja për Al Itihadin.

Mbrojtësi kuqezi ka fituar vjet titullin kampion dhe Kupën e Mbretit në Arabinë Saudite, ndonëse ky sezon ka qenë më i vështirë.

Në total, ai ka dy gola e katër asistë për skuadrën kryeqytetase në 39 ndeshje, me një kontribut të rëndësishëm në fazën difensive dhe në atë sulmuese.

Al Itihad pagoi 4 milionë euro për kartonin, I cili tani besohet se vlen 5.5 milionë euro, ndërsa nuk duhet harruar se Mitaj ka një rrogë të lartë prej 3 milionë eurosh në sezon, madje pa taksa./Indeksonline/