16:49 / E Enjte, 25 Shkurt 2021 / OSH

Siria merr vaksina por nuk tregon cili vend ia dha

Ministri i Shëndetësisë i Sirisë tha të enjten se kishte marrë doza vaksinimi Covid-19 nga një “vend mik” dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor do të fillojnë të marrin vaksinat që nga java e ardhshme.

Komentet e Hassan Ghabash, të mbartura nga agjencia shtetërore e lajmeve SANA, nuk specifikuan se cili vend siguroi vaksinat ose sa doza kishin ardhur, transmeton Indeksonline.

Në mediat po qarkullojnë lajme se Kina dhe Rusia ishin angazhuar që të dhurojnë vaksina në Siri, por nuk ishte asnjë marrëveshje bilaterale.

Media izraelite ka raportuar se Izraeli ra dakord të financojë blerjen e vaksinave ruse për Sirinë, armikun e saj të vjetër, në mënyrë që të sigurojë lirimin javën e kaluar të një gruaje izraelite që ishte mbajtur atje. /Indeksonline/