Siriani i therur në Leposaviq, dërgohet në Kirurgjinë Torakale
Dy persona nga Siria kanë pësuar lëndime trupore me mjet të mprehtë të mërkurën në fshatin Koshuticë të Leposaviqit.
Mjëri prej të lënduarve deri dje ka qenë nën kujdesin e Klinikës së Emergjencës.
Ndërsa sot, për shkak të gjendjes, ai është transferuar në Klinikën e Kirurgjisë Torakale, raporton Klankosova.tv.
Nuk bëhet e ditur se nëse rasti ka të bëjë me ndonjë konflikt eventual mes këtyre dy personave apo diçka tjetër.
Rasti po hetohet si “Vrasje në tentativë”, u tha dje në raportin 24-orësh të PK-së.

