75 Mall Live Search
08:12 / E Martë, 18 Maj 2021 / AR

Siriani që vjedh patika në lagjen e Muhaxherve, apelohet që banorët të kenë kujdes

Rastet e vjedhjeve në Kosovë nuk kanë të ndalur. Së fundi është publikuar një video teksa shihet një person duke marrë patika, vlera e të cilave është e lartë.

Rasti ka ndodhë më datë 16.05.2021 në lagjen e Muharexherve në Prishtinë, shkruan Indeksonline.

Në grupin Network Prishtina, janë publikuar pamjet teksa shihet një person duke vjedhur patikat, që sipas banorëve janë të kushtueshme.

Sipas M.S, personi në fjalë është i nacionalitetit sirian dhe banon shumë afër shtëpisë që shihet në video.

Videoja është publikuar që të kenë kujdes banorët e lagjes pasi personi në fjalë endet aty gjatë tërë kohës.

Më poshtë pamjet: