Sirianit ja grabitën 50 euro, tre persona të prangosur në Mitrovicë

Janë arrestuar tre persona në Mitrovicë, pasi që të njëjtit i kanë grabitur 50 euro para kesh një siriani.
Rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 18:00 në qendër të Mitrovicës.
Policia ka njoftuar se të dyshuarit kanë përdorë thikë për të kërcënuar viktimën.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./IndeksOnline/