75 Mall Live Search
13:09 / E Enjte, 10 Korrik 2025 / A. M.

“S’ishte në vete…”, 5 policë në paraburgim për vdekjen e Agon Zejnullahut

Gjykata e Lipjanit ka caktuar një muaj paraburgim për pesë zyrtarë policorë, të dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” ndaj 27-vjeçarit Agon Zejnullahu, i cili ndërroi jetë, më 7 korrik pas një ndërhyrjeje policore.

Në dosjen e prokurorisë dhe deklaratat e të dyshuarve zbulohet se Zejnullahu ishte në gjendje të rënduar psikike dhe kishte refuzuar urdhrat e policisë.

 “E kemi parë që po vjen në drejtim tonin, kemi dashur ta pyesnim… por ai filloi të fyente”, ka deklaruar rreshteri Ibrahim Nela.

Zyrtarët policorë pretendojnë se përdorimi i forcës ishte i domosdoshëm:

 “Ka pasur shumë forcë fizike, edhe pse nuk dukej”.

Shiko pamjet: