75 Mall Live Search
23:00 / E Enjte, 07 Nëntor 2024 / M H

“Sistemet e Jaltës po ngrihen”, Putin: Bota ka nevojë për Rusinë, duan apo s’duan

Kemi ardhur pranë një vije të rrezikshme. Kështu është shprehur Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, në një reagim të tij, nga Klubi i Valdait në Soçi, për herë të parë pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Shefi i Kremlinit përdori një gjuhë të ashpër e cila i drejtohej perëndimit dhe veçanërisht Shteteve të Bashkuara.

Sipas Putin, një luftë është duke u zhvilluar për të formuar një rend të ri botëror në kohën e dominuar nga perëndimi pas epokës së Luftës së Ftohtë. 

“Këto dy dekada nuk ishin vetëm të mbushura me ngjarjet më të rëndësishme, ndonjëherë dramatike të shkallës vërtet historike. Para syve tanë, po formohet një rend botëror krejtësisht i ri, ndryshe nga ajo që dimë nga e kaluara, për shembull, westfalian. Sistemet e Jaltës po ngrihen, popujt po ndërgjegjësohen gjithnjë e më shumë për interesat e tyre, për vetëvlerësimin, origjinalitetin dhe identitetin e tyre dhe po insistojnë gjithnjë e më shumë në arritjen e qëllimeve të zhvillimit dhe drejtësisë”, tha Vladimir Putin.

Putin e përshkroi NATO-n si një “anakronizëm flagrant” që u nevojitej Shteteve të Bashkuara për të dominuar zonën e saj të ndikimit. Putin, duke paraqitur pikëpamjen e tij botërore tha se aleanca i nënshtrohet “diktatit të vëllait të madh”, që do të thotë SHBA. Ai e krahasoi atë me grupin e vendeve BRICS.

“Thirrjet e Perëndimit për t’i shkaktuar një disfatë strategjike Rusisë, një vend me arsenalin më të madh të armëve bërthamore, demonstron aventurizmin e tepruar të politikanëve perëndimorë. Bota ka nevojë për Rusinë dhe asnjë vendim nga eprorët e supozuar në Uashington apo Bruksel nuk mund ta ndryshojë këtë”.

Putin vuri në dukje se Rusia nuk ka iniciuar kurrë përdorimin e forcës, por në të njëjtën kohë, nëse është e nevojshme, vendi ynë do të marrë të gjitha masat për t’u mbrojtur, përfundoi ai.