Sistemi 4-2-4 që i dështoi PSG-së, Luis Enrique po quhet fajtori

Humbja e Newcastle ndaj PSG-së hapi edhe një herë derën e kritikave mjaft të ashpra ndaj Luis Enrique dhe lojtarëve të tij nga shtypi francez .
PSG nuk bëri asgjë, nuk arriti asgjë dhe vuajti gjatë gjithë ndeshjes dhe në fund u pajtua me humbjen e thellë 4 me 1.
Mediat franceze e kanë quajtur si përgjegjës kryesor për humbje trajnerin spanjoll. Sistemi i tij 4-2-4 në ndeshjen ndaj Newcastle nuk funksionoi fare. Pavarësisht kësaj, Enrique ka mbrojtur taktikat e tij.
“Disfatë e madhe? Nuk e di. Objektivi ynë është të kalojmë në raundin e dytë. Është një grup i vështirë “Ne e dimë, por jemi ende të dytët. Ndeshjet e fundit do të jenë argëtuese. Duhet t’i menaxhojmë më mirë. Unë jam trajneri dhe unë i mbroj skemat” ka thënë Luis Enrique./Indeksonline/