75 Mall Live Search
16:07 / E Premte, 09 Gusht 2019 / indeksADMonline

Sistemi i gjendjes civile në Prishtinë jashtë funksionit, krijohen radhë të gjata të pritjes

Sistemi i gjendjes civile në Prishtinë që menaxhohet nga Agjensioni i Regjistrit Civil gjatë gjithë javës nuk ka funksionuar.

Si pasojë, Zyra e Gjendjes Civile në Komunën e Prishtinës nuk ka arritur të ofrojë shërbime dhe janë krijuar radhë të gjata të pritjes. Sistemi ende nuk është rikthyer në funksion.

Komuna e Prishtinës ka kërkuar ndjesë për pritjet e gjata që janë krijuar./Indeksonline/