18:40 / E Diele, 19 Gusht 2018 / indeksADMonline

Sistemi i paralajmërimit që po shpëton jetën personave në Siri

Paralajmërimi që i erdhi Abdulakarim al-Ismail në “Facebook” pak para se të bombardohej zona ku po jetonte nga avionët, i ka shpëtuar jetën atij dhe familjes së tij.

Ismaili ka një sistem paralajmërimi në rast të ndonjë bombardimi nga avionët që po i ndihmon atij të mbes i gjallë në provincën Idlib të qytetit sirian, Saraqeb.

Kjo lloj teknologjie që quhet “Hala System” punon duke i detektuar sulmet ajrore përmes sensorëve të vendosur në tokë, që po ashtu tregon se sa shpejtë është duke shkuar raketa. Ky sistem dërgon paralajmërime në ‘Whatsapp’ dhe ‘Facebook’, transmeton Indeksonline.

“Mesazhet tregojnë gjithçka, nga është nisur avioni luftarak, deri ku pritet të arrijnë, deri te sa zgjasin dhe cilat zona janë të rrezikuara. Ju mund ta dini edhe nëse janë të rusëve ose të sirianëve” tha Ismail për ‘The Telegraph’.

“Hala System” deri më tani ka ndihmuar më shumë se dy milionë njerëz në Siri. /Indeksonline/