17:11 / E Martë, 02 Qershor 2020

Sistemi i ujitjes pikë-pikë për 62 fermerë llapjanë

Në kuadër të projekteve për subvencionime në sektorin e bujqësisë, Komuna e Podujevës ka bërë sot shpërndarjen e sistemit të ujitjes pikë-pikë për 62 fermerë llapjanë.

Me rastin e ndarjes së sistemit pikë-pikë nënkryetari z. Nexhmi Rudari i përgëzoj fermerët përfitues, dhe ritheksoi vazhdimin e mbështetjes së tyre për kultivimin dhe lehtësimin e punës së bujqve në Komunën e Podujevës.

Përfitues të këtij subvencioni janë kryesisht kultivuesit e mjedrës dhe specit.

I pranishëm në shpërndarjen e sistemit pikë-pikë ishte edhe Drejtori i Bujqësisë, Vezir Januzi.

Mos i humb