Sistemi “VAR” është gati për ndeshjen Maqedoni e Veriut – Kosovë!

Nesër me fillim nga ora 20:45 do të zhvillohet takimi ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, due ky në kuadër të gjysmëfinales së play-offit të Ligës së Kombeve.
Takimi do të zhvillohet në stadiumin e Maqedonisë që thirret “Todor Proeski, shkruan IndeksOnline

Risi në takimin e nesërm do të jetë aplikimi i sistemit “VAR”, që do t’i ndihmojë gjyqtarëve që ta përcjellin këtë duel në mënyrën më të mirë të mundshme.
Tashmë sistemi “VAR” është instaluar në stadiumin e Maqedonisë dhe sot në ora 19:00 do të provohet për herë të parë.