16:10 / E Shtunë, 16 Tetor 2021 / OSH

Situata alarmante në spitalet e Greqisë, nuk ka shtretër për të sëmurët

Gjendja në spitalet e Selanikut në Greqi paraqitet kaotike, pasi nuk ka shtretër mjaftueshëm për pacientët e infektuar me Covid-19.Vëçanërisht në spitalin AHEPA të gjithë shtretërit e kujdesit intensiv janë të zënë.

Mediet lokale njoftojnë se katër pacientë të intubuar ndodhen jashtë njësisë së kujdesit intensiv.

“Këtë mëngjes kishte 6 pacientë të intubuar në një klinikë në një listë pritjeje në AHEPA që nga mbrëmë,” tha dje presidenti i spitalit, Michalis Giannakos, duke folur për televizionin grek, Mega.Sipas informacioneve nga, dy pacientët arritën të gjejnë një shtrat dhe u shërbyen ndërsa 4 mbeten të intubuar në një repart të përbashkët të spitalit. Të 6 pacientët janë të pavaksinuar.

“Shkalla e vdekshmërisë është shumë e lartë në të gjitha njësitë e kujdesit intensive. I kanë mushkëritë e shkatërruara dhe nuk oksigjenojnë dot trupin. Tmerrohesh kur sheh një mushkëri të një të sëmuri me koronavirus”, u shpreh drejtori i shërbimit mjekësor të spitalit të Serresit, Dimitris Balaxis.