75 Mall Live Search
13:06 / E Enjte, 25 Shtator 2025 / G T

Situata e Armando Brojës, trajneri Parker: I duhet më shumë punë, s’ka luajtur shumë gjatë dy vjetëve të fundit!

Sulmuesi i Kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja po kalon momente jo të mira te skuadra e Burnleyt qysh prej transferimit të tij nga Chelsea.

Trajneri, Scott Parker foli për situatën e sulmuesit shqiptar, duke thënë se i duhet më shumë kohë për t’u rikthyer në formën e tij më të mirë, shkruan Indeksonline

“Shikoni, mendoj se Armando Broja ka nevojë për më shumë punë. Ai s’ka luajtur shumë futboll gajtë dy vjetëve të fundit.

“Mendoj se të gjithë duhet të jemi të qetë kur bëhet fjalë për Armando Brojën. Ai ka nevojë për më shumë punë, pajtohem.

“Ai ka nevojë për më shumë minuta, për më shumë stërvitje. Ai duhet të jetë jetik në këtë sezon. Ne duhet të kujdesemi për të”, u shpreh Parker.

Kujtojmë që Armando Broja ka bërë një asist me fanellën e Burnelyt në Carabao Cup./Indeksonline/