75 Mall Live Search
23:26 / E Shtunë, 08 Nëntor 2025 / G T

Situata e Benjamin Seskos, a luan ndaj Kosovës sulmuesi i “Djajve të Kuq”?

Benjamin Sesko u lëndua sot gjatë ndeshjes mes Tottenham Hotspur dhe Manchester Unitedit, e vlefshme për javën e 11-të në Premier League.

Sulmuesi i “Djajve të Kuq” tani është në dyshim edhe për ndeshjet e nëntorit me Kombëtaren e Sllovenisë, shkruan Indeksonline

Por, deri tani situata është pozitive për sllovenin – pasi testet e para kanë dalë mirë dhe lojtari pritet t’i bashkohet grupit të Kombëtares së Sllovenisë.

“Është gjuri, nuk i dihet kurrë”, u shpreh Sesko pas lëndimit

Kujtojmë që Sllovenia e pret Kosovën, në ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kupën e Botës 2026./Indeksonline/