Situata me Covidin-19, Policia e Kosovës me porosi për qytetarët

Numri i të prekurve me COVID-19 anembanë Kosovës ka arritur në 5 mijë e 118.
Si pasojë e këtij virusi, kanë humbur jetën 108 persona, teksa “lufta” ndaj këtij virusi po vazhdon çdo ditë.
Që nga dje Qeveria e Kosovës mori edhe masa të reja, të cilat kanë të bëjnë me parandalimin e përhapjes edhe më të madhe të koronavirusit.
Në kuadër të luftimit të kësaj pandemie mjaft aktivë janë edhe Policia e Kosovës që vazhdimisht po këshillon qytetarët për bartjen e maskave,transmeton Indeksonline.
Çdo ditë bashkë me inspektorët, pjesëtarët e policisë janë në terren për t’u përkujdesur që qytetarët të respektojnë rregullin numër 1, vendosjen e maskave.
Përmes një publikimi në Facebook nga Policia e Kosovës, qytetarët janë këshilluar të vendosin maska, të mbajnë distanca dhe higjienën personale./Indeksonline/
