Situata e Edon Zhegrovës, flet Spalletti: Më bëri përshtypje shpejtësia e tij…!
Skuadra e Juventusit mbrëmë barazoi 1:1 ndaj Sporting Lisbonës, në UEFA Champions League.
Minuta pati edhe për Edon Zhegrovën, i cili më në fund pati paraqitje për “Zonjën e Vjetër” pas disa ndeshjeve duke “nxehur” stolin, shkruan Indeksonline
Zhegrova luajti 20 minuta dhe la përshtypje të mirë edhe te trajneri, Luciano Spalletti.
Pas ndeshjes, trajneri italian u shpreh i kënaqur me paraqitjen e lojtarit të Kombëtares së Kosovës.
“Zhegrova? Duhet të vazhdojmë ta shikojmë. Ai duhet të kthehet për t’i ndihmuar edhe mbrojtjes në të majtë, ky është pozicioni i tij. Më bëri përshtypje shpejtësia e tij, është shumë i shpejtë në hapësira të ngushta.
“Kam folur edhe me mjekët, ata më kanë treguar se ka pak kohë që është rikthyer. Andaj, me kalimin e kohës dhe me stërvitje, do të përmirësohet dhe do të na ofrojë zgjidhje”, u shpreh Spalletti
/Indeksonline/

