75 Mall Live Search
09:48 / E Enjte, 12 Qershor 2025 / G T

Situata e Franco Fodas, reagon Agim Ademi: Trajneri ka obligime kontraktuale, s’kemi marrë informacion nga ai…!

Presidenti i Federatë së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka reaguar për spekulimet që lidhin për një largim të Franco Fodas nga Kosova.

Mbrëmë u raportua se Foda mund të largohet nga Kombëtarja “dardane” pasi ka ofertë nga klubet e Arabisë Saudite, shkruan Indeksonline

Megjithatë, Agim Ademi thotë se nuk është informuar nga trajneri gjerman në lidhje me këto interesime.

Ai po ashtu thotë se Foda ka obligime kontraktuale dhe do të qëndrojë në Kombëtare, sidomos në këtë fazë të rëndësishme të fushatës kualifikuese për Kampionatin Botëror 2026.

“Pas raportimeve se përzgjedhësi Franco Foda është pranë largimit nga posti i tij në Kombëtaren tonë, dëshiroj të informoj opinionin publik se as unë, si president dhe as FFK-ja si institucion, nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar nga përfaqësuesit e përzgjedhësit Foda apo nga ndonjë palë tjetër.

“Foda aktualisht ka obligime kontraktuale me ne dhe presim që ato obligime të përmbushen, veçanërisht tani, në këtë fazë të rëndësishme të fushatës kualifikuese për Kampionatin Botëror, drejt së cilës shkojmë me optimizëm dhe dëshirë të madhe për sukses”, shkruhet në reagimin e Agim Ademit.

/Indeksonline/